VIDEO/ Tite rikthen Brazilin e dikurshëm, "lumë" pasimesh për 1 gol

VIDEO/ Tite rikthen Brazilin e dikurshëm, "lumë" pasimesh

Brazili i dikurshëm duket se është rikthyer.

Nën drejtimin e Tite, kombëtarja "Selecao" ka nisur të marrë rezultate pozitive, kjo falë edhe teknikës dhe saktësisë së përkryer te lojtarët. Diçka e tillë u vu re në golin e tretë që Brazili shënoi në miqësoren ndaj Koresë së Jurgut.

Gjithçka nisi nga një aksion i gjatë, i karakterizuar me 10 pasime të sakta. Pasimet e shpeshta duket se "dehën" mbrojtjen e kombëtares aziatike, me Danilo që përfitoi për të tundur rrjetën.  

Topi i hedhur në zonë nga Renan Lodi gjeti të pambuluar mbrojtësin e Manchester City, që nuk u mendua dy herë për të goditur drejt portës kundërshtare.



EMISIONET