VIDEO/ Teuta "befason" Tiranën, Laçi shkatërron Skënderbeun

Tiranës i mjafton një pikë ndaj Teutës për tu ngjitur në krye të Superligës. Bardheblutë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në transfertën e "Niko Dovana" përballë Teutës.

Golin e Michael Ngoo në pjesën e parë e zhvlerësoi Rustem Hoxha në minutën e parë të shtesës së fraksionit të dytë, me Teutën që ndan pikët më kundërshtarin. Pas 11 javëve kampionat, Tirana kryeson me 18 pikë, aq sa Partizani ndjekës. Të kuqtë kanë një takim për të zhvilluar, pikërisht atë ndaj Luftëtarit. Ndërkaq, Teuta qëndron në vendin e katërt me 17 pikë.

Laçi shkatërron me "poker" golash Skënderbeun dhe konfirmon momentin "jo" të korçarëve. Kurbinasit arritën të dilnin me 3 pikë nga stadiumi "Skënderbeu", pasi morën një fitore spektakolare me shifrat 4-1.

Golit të Gripshi në minutën e 5 iu përgjigj Lushkja. Rrjeta spektakolare e mesfushorit vendosi ekuilibrat në pjesën e parë, me kurbinasit që kishin "rezervuar" një lojë të çmendur për pjesën e dytë. Nwabueze kaloi bardhezinjtë në avantazh pas tre minutash lojë, ndërsa Xhixha realizoi për 3-1. Për të vulosur fatet e takimit mendoi sërish Nwabueze, me amerikanin që shënon golin e 9-të personal në 11 javë kampionat, duke kryesuar në këtë mënyrë garën për goleador.

Pas kësaj fitoreje, Laçi ndryshon pozitat me Skënderbeun, që rrëzikon shumë tashmë. Pas 11 javëve, korçarët qëndrojnë në zonën play-out me 14 pikë, ndërsa Laçi qëndron në vendin e 5-të me 16 pikë.  







EMISIONET