VIDEO/ Sulmuesi shqiptar mahnit Australinë, futet në garë për golashësuesin e kampionatit

VIDEO/ Sulmuesi shqiptar mahnit Australinë, futet në garë

Firma me Western United ka rilindur Besart Berishën.

Sulmuesi shqiptar shënoi golin e dytë në tre javë kampionat, teksa realizoi në humbjen 2-1 që ekipi i tij regjistroi në shtëpi përballë Melbourne City. 34 vjeçari u tregua i saktë nga 11 metra larg, por goli i tij nuk mjaftoi për të dalë me pikë nga ky 90 minutësh.

Me golat e tij, Berisha është kthyer në një pretendent serioz për këpucën e artë të kampionatit, ndërsa i ka dhënë 4 pikë në tre javë skuadrës së tij.

Pas 270 minutave lojë, Western mban vendin e 5-të me 4 pikë, derisa Berisha pozicionohet në vendin e tretë të golashënuese me 2 rrjeta. Kryesimin e golashënuesve e udhëheq Maclaren i Melbourne City me 4 gola.

EMISIONET