Polemikat në Seria A nuk kanë të ndalur. Futja e sistemit të teknologjisë, VAR nuk ka përmirësuar aspak lojën në elitën e futbollit italian, madje e ka ndërlikuar.

Një gjë e tillë vihet re edhe në këtë penallti të goditur nga Lecce të pritur nga Thomas Strakosha. Rasti i veçantë u regjistrua gjatë fitores 4-2 që Lazio mori në shtëpi ndaj Lecce. Tre pikësh mjaft i vlefshëm për kryeqytetasit, por që vjen në një mënyrë të çuditshme.

Penalltia e goditur Babacar u neutralizua nga portieri shqiptar, me sferën që shkoi në këmbët e Lapadula, që tundi rrjetën. Por, hyrja në zonë e lojtarëve gjatë goditjes së senegalezit bëri që kryesori të marrë vendimin e pezullimit të golit dhe njëkohësisht edhe të penalltisë.

Një vendim ekstrem ky nga ana e tij, pasi mohimi i penalltisë nuk bën pjesë në rregulloren e Seria A nëse lojtarët futen në zonë gjatë ekzekutimit.

Për të parë episodin, minuta 1:50.


/Ora News.tv/