VIDEO/ Spektakli i Bares bën bujë në rrjet, vallëzon mes dy kampionëve të Botës

VIDEO/ Spektakli i Bares bën bujë në rrjet, vallëzon mes dy

Kombëtarja shqiptare duhet ta harrojë sa më shpejt takimin e 7 shtatorit ndaj kampionëve të Botës, Francës.

Humbja 4-1 nuk është kapërdirë mirë aspak nga tifozët dhe mbështetësit e kuqezinjve, prej të cilëve kërkojnë që të bëjnë kthesën ndaj Islandës.

Gjithsesi, takimi i zhvilluar në "Stade de France" nuk duhet të hidhet i gjithë poshtë, pasi kuqezinjtë dhuruan disa momente të mira në fushën e blertë.

Një prej tyre është kjo lëvizje e Keidi Bare, i cili "vallëzon" me topin mes dy kampionëve të Botës, Antoine Griezmann dhe Thomas Lemar.

Sulmuesi dhe mesfushori u dribluan mrekullisht nga mesfushori i Malagës, me pamjet që tashmë kanë bërë xhiron e botës.

Klikoni këtu për të parë VIDEON

EMISIONET