VIDEO/ Skandali me himnin shqiptar zë vend në mediat botërore

Skandali me himnin e kombëtares shqiptare në "Stade de Francë" ka bërë xhiron e botës. Shumë media sportive nuk janë marrë shumë me rezultatin e takimit mes Francës dhe Shqipërisë, i mbyllur në favor të kampionëve të Botës me shifrat 4-1.

Gazeta spanjolle "Marca" del me titullin: "Shqipëria refuzon të nisë ndeshjen kundër Francës pas ngatërrimit të himnit kombëtar"

Ndërkohë, italiania, "Mediaset"  shkruan: "Francë-Shqipëri, gafë e dyfishtë: himni dhe ... një falje"

Skandali i himnit të Shqipërisë ka zënë vend edhe në mediat ruse, me "Russia Today" që shkruan: "Përpara ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 me Shqipërinë, Franca luan himnin e Andorrës ... dhe i kërkon falje Armenisë. "

Episodi ndodhi mbrëmjen e djeshme gjatë momentit të ekzekutimit të himnit shqiptar, gjatë takimit të vlefshëm për gupin H kualifikues të Euro 2020.

Klikoni këtu për të parë VIDEON






EMISIONET