VIDEO/ Skandal në Maqedoni, tifozët e Vardarit thirrje raciste ndaj shqiptarëve: Shqiptar i mirë, shqiptari i vdekur!

VIDEO/ Skandal në Maqedoni, tifozët e Vardarit thirrje raciste ndaj

Derbi mes Vardarit dhe Shkëndijës së Tetovës ka prodhuar 4 gola, por edhe shumë polemika.

Siç ka ndodhur shpesh në vitet e fundit, në derbin më të madh në futbollin e Maqedonisë së Veriut, nuk kanë munguar thirrjet raciste të tifogrupit të Vardarit “Komiti” ndaj shqiptarëve.

Në rrugët e qytetit të Vardarit janë dëgjuar thirrjet: "Dobar shiptar, mrtov shiptar" (Shqiptar i mirë, shqiptari i vdekur). Por diçka e tillë ka ndodhur edhe në shkallët e stadiumit, duke sjellë pakënaqësi në radhët e shqiptarëve, të cilët gjenden edhe njëherë të papërgatitur.

Dënimi për klubin e Vardarit pritet të jetë kolosal, teksa marrëdhënia mes maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut sa vjen e bëhet më e egër.




EMISIONET