VIDEO/ Shënon në limitet e pozicionit jashtë loje, Muriqi sërish protagonist te Fenerbahce

VIDEO/ Shënon në limitet e pozicionit jashtë loje, Muriqi

Vedat Muriqi vijon të mahnisë Stambollin.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës shënoi golin e fitores që Fenerbahce regjistroi 2-1 në transfertën ndaj Denizlispor.

Ish bomberi i Teutës në Kategorinë Superiore nuhati mirë një top të hedhur në zonë nga Belozoglu dhe në kufinjtë e pozicionit jashtë loje e shtyu saktë drejt rrjetës. Ky ishte goli i katërt për Muriqin, i cili firmosi gjatë merkatos së verës me klubin verdhekaltër.

Ndërkohë, kjo fitore e ngjit Fenerbahce në vendin e tretë në kuotën e 14 pikëve, -3 nga Alanyaspor kryesuese.



EMISIONET