Një karton i kuq, një gol për tre pikë. Interi merr fitoren e tretë në kampionat, teksa mposhti 1-0 Udinesen.

Dalja me karton të kuq e Rodrigo de Paul në minutën e 35-të i dha frymëmarrje të besuarve të Antonio Contes.

Ishte më i shkurti në fushë, Stefano Sensi i cili mori rolin e një bomberi të vërtetë. Shkurtabiqi mori një top të bukur nga Godin në zemër të mbrojtjes mike dhe me kokë realizoi golin e fitores. Në minutat e mbetura, Inter u mundua të administrojë rezultatin, ndërsa nga ana tjetër Udinese me 10 futbollistë ishte  pafuqishme për të çarë murin e ndërtuar nga Conte.

Pas tre javëve të para, Inter është e vetmja skuadër që numëron tre fitore, teksa gjendet në kuotën e 9 pikëve në vend të parë, por me rivalët që kanë edhe një takim për të zhvilluar. Ndërkaq, Udinese "mbahet" fort pas fitores me Milanin në debutim, ku ajo fitore 1-0 i mban në vendin e 14-të me 3 pikë.


/Ora News.tv/