Video/ Sassuolo "asist" Milanit, nxjerr nga Champions Romën

Video/ Sassuolo "asist" Milanit, nxjerr nga Champions Romën

Roma është praktisht jashtë garës për një vend në Champions League. Vetëm një mrekulli do i kualifikonte verdhekuqtë në kompeticionin më të rëndësishëm për klubet europiane, teksa një javë përpara fundit të Seria A numërojnë 2 pikë më pak se vendi i katërt që të dërgon në Champions.

Në takimin e javës së 37-të, kryeqytetasit u ndalën në barazim 0-0 në transfertë ndaj Sassuolo, duke "shkelmuar" një tjetër rast për të qënë pjesë e sallave të mëdha të futbollit kontinental.

Kjo i jep shpresë Milanit për të pretenduar që Inter e Atalanta, përkatësisht me 66 dhe 65 pikë të gabojnë në dy takimet e radhës. Në rast të fitoreve ndaj Frosinone dhe SPAL, kuqezinjtë do shkonin në kuotën e 68 pikëve, duke e kthyer këtë fund sezoni në një garë të etshme për Kupat e Europës.


EMISIONET