Reali i Madridit i ka bërë një nisje spektakolare vitit 2020.

"Los Blancos" nuk kanë hasur vështirësi në derbin e qytetit kundër Getafe, të cilët e fituan me shifrat 3-0. Takimi u zhbllokua me një autogol të portierit,

Soria në minutën e 34-të, që i dha avantazhin Realit përpara se t'i drejtoheshin dhomave të zhveshjeve.

Me rikthimin në fushë, Varane dyfishoi shifrat, ndërkohë që Luka Modric në limitet e takimit vulosi rezultatin në 3-0.

Pas kësaj fitoreje, Reali merr momentalisht kreun me 40 pikë, 1 më shumë se Barcelona që në mbrëmje luan derbin e qytetit kundër Espanyol.

real-madrid

/Ora News.tv/