Publikohen pamjet nga dhuna e treguar ndaj tifozëve të Celtic në Romë, ku mbeten të plagosur dy tifozë skocez.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet qartë huliganizmi i një grupi tifozësh të Lazios, të cilët të maskuar kanë sulmuar me mjete të forta dhe të ftohta tifozët miq. Përplasja mes grupeve ka sjellë kaos në qytet, me policinë italiane që ka marrë masa për të shmangur një tjetër përplasje mes tyre.

Rreth 1500 oficerë policie kanë zbritur në terren, teksa mendohet se  9000 tifozë të Celtic kanë udhëtuar drejt Italisë për të qënë prezent në ndeshjen e "Olimpico", e vlefshme për grupet e Europa League.





/Ora News.tv/