Video/ Portieri i Napolit "fulliq" Messin, "pleshti" zvarritet në fushë

Video/ Portieri i Napolit "fulliq" Messin, "pleshti"

Napoli edhe pse zhvilloi një ndeshje pozitive në 'San Paolo" kundër Barcelonës e vlefshme për fazën e 1/16-ave në Champions League nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1. 

Në këtë sfidë skuadra e Gennaro Gattusos lujati mirë sidomos në pjesën e parë ku portieri i Napolit, David Ospina, pati luksin që të detyrojë kapitenin e Barcelonës, Lionel Messin, të rrëzohet në tokë gjatë tentativës për ta marrë topin.

6 herë fituesi i "Topit të Artë" tentoi që të ushtrojë presion ndaj kundërshtarit por përfundoi i shtrirë në fushën e blertë. Një moment në fakt që jemi mësuar me Messin protagonist por ndodh që edhe argjentinasi të përjetoi makthe në fushën e lojës.

EMISIONET