Video/ "Poker" i Tottenham, Manchester United i falet një penalltie

Video/ "Poker" i Tottenham, Manchester United i falet një

Tottenham Hotspur dhe Manchester United kanë lënë pas situatën katastrofale të rezultateve, teksa janë rikthyer te fitorja në kampionat pas 3 javësh mungesë.

"Gjelat" mposhtën me rezultatin e thellë, 4-0 Crystal Palace, teksa Manchester United kaloi lehtësisht 1-0, Leicester Cityn.

Heroi i nënkampionëve të Europës, të cilët mbyllen hesapet brenda pjesës së parë ishte koreano-jugori, Heung Min Son, i cili realizoi një dopietë në këtë duel. Lamela mbylli llogaritë, teksa më parë kishte shënuar autog, Van Aanholt.

Ndërkohë, autori i golit të vetëm për "Djajtë e kuq" ishte sulmuesi kryesor i saj, Marcus Rashford. Anglezi shndërroi në gol një penallti të fituar që në minutën e 8-të, duke i dhënë 3 pikët e dyta në 5 javë kampionat.

Fitore të thellë arriti dhe Chelsea, që mposhti në transfertë, 5-2 Wolves. Në barazim 1-1 u mbyll takimi mes Brighton dhe Burnley, teksa Southampton mori pikë të plota pas fitores 1-0 në transfertën e Sheffield Utd.



EMISIONET