Një avion i modelit “Airbus A380”, aeroplani më i madh i pasagjerëve në botë, u detyrua të bënte një ulje në formë “gaforre”, duke zbritur në fundjavë mes erërave të forta në aeroportin Heathrow të Londrës. Ulja është pagëzuar me këtë emër për shkak të mënyrës se si gaforret ecin anash.

Në mënyrë të ngjashme, avioni i Etihad Airways iu afrua pistës në një kënd për t`u përballur me erërat e forta. Avioni, i cili kishte fluturuar nga Abu Dhabi, zbarkoi në aeroportin kryesor të Londrës të Shtunën kur dhjetëra fluturime u pezulluan për shkak të erërave të forta deri në 68 km/orë.

Pamjet  tregojnë aeroplanin që duket sikur varet në ajër, ndërsa tenton të ulet në pistë. Para se të ulet, bishti i avionit lëkundet, ndërsa i gjithë trupi i avionit mënjanohet. Dy pilotët e Etihad janë vlerësuar në mediat sociale për uljen e avionit në pistë, i cili kishte një peshë maksimale prej 394 tonësh.


/Ora News.tv/