VIDEO/ Përmbysje spektakolare, dhelprat "shqyejnë" gjelat

VIDEO/ Përmbysje spektakolare, dhelprat "shqyejnë" gjelat

Pas barazimit të befasishëm në transfertë ndaj Olympiacos, Tottenham Hotspur merr një shuplakë të fortë në kampionat. "Gjelat" janë mposhtur në transfertën e Leicester City, 2-1.

Takimi i vlefshëm për javën e 6-të të Premier League dhuroi emocione të mëdha, teksa "dhelprat" arritën të merrnin pikë të plota me një përmbysje spektakolare. Harry Kane në minutën e 29-të kaloi Tottenham në avantazh, duke krijuar idenë e një fitoreje të lehtë për londinezët.

Gjithsesi, Leicester nuk ishte i këtij mendimi. Fillimisht, Ricardo Pereira dhe më pas Maddison i dhanë fitoren e tretë në këtë kampionat Leicester dhe përkohësisht vendin e dytë në tabelë.

Pas gjashtë javëve të para, Premier League kryesohet nga Liverpool me pikë të plota, 15, por me një takim për të zhvilluar. Ndërkohë, Leicester ndjek me 11 pikë në vendin e dytë.

Tottenham Hotspur ndodhet e 5-ta me 8 pikë. Në javën e ardhshme, Leicester sfidon Newcastle, teksa Tottenham mat forcat me Southampton.


EMISIONET