VIDEO/ Përmbysje e çmendur nga City dhe Liverpool, ngec Arsenal

VIDEO/ Përmbysje e çmendur nga City dhe Liverpool, ngec Arsenal

Liverpool dhuron spektakël dhe nuk fal as Aston Villën. "The Reds" përmbysën gjithçka në limitet e kohës së rregullt, duke fituar me shifrat 2-1 përballë ekipit të ngjitur këtë sezon në Premier League.

Robertson dhe Mane ishin autorët e golave, që në minutat 87 dhe 94 zhvlerësuan avantazhin e krijuar të Villa me anë të Trezeguet.

Një 3 pikësh me të vërtetë i artë për të besuarit e Jurgen Klopp, që qëndrojnë në krye të kampionatit të distancuara me 6 pikë nga Manchester City. Nga ana e tyre, kampionët në fuqi fituan po me përmbysje, 2-1 kundër Southampton. Ngec Arsenal, që nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Wolves.

Në takimet tjera, Newcastle fitoi 2-3 kundër West Ham, Sheffield Utd. Kaloi 3-0 Burnley, ndërsa Brighton mori 3 pikë përballë Norwich.


EMISIONET