Video/ Përgjaket Bruklin, katër të vrarë dhe pesë të plagosur rëndë

Video/ Përgjaket Bruklin, katër të vrarë dhe pesë

Katër të vrarë dhe pesë të plagosur rëndë.

Është ky bilanci i një sulmi me armë në lagjen Crown Heights të Bruklin. 

Incidenti ndodhi në një klub privat në Utica Avenue. Sipas mediave vendase, sulmi ndodhi rreth orës  7 të mëngjesit të sotëm, me motivet e ngjarjes që mbeten ende të paqarta.

Për ngjarjen, janë shoqëruar në polici disa persona, nga ku do të mësohen diçka më shumë rreth saj. Sulmet në këtë zonë kanë qënë të shumta gjatë këtij viti. Javën e kaluar, një seri të shtënash me armë la të plagosur babain e tre fëmijëve si dhe një burrë 59 vjeçar. Në fillim të verës, një fëmijë 11 vjeçar u qëllua po në këtë lagje, por fatmirësisht pa pasoja për jetën.



EMISIONET