Video/ Partizani "i vjedh" pikë Teutës, +5 nga ndjekësit

Video/ Partizani "i vjedh" pikë Teutës, +5 nga

Partizani nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertën e "Niko Dovanës" ndaj Teutës, por i ka mjaftuar kjo pikë për të thelluar distancat me ndjekësit.

Vetëm 8 minuta i mjaftuan bregdetarëve për të kaluar në avantazh, me Roni Gashin që shndërroi në gol një krosim nga këndi. Kosovari u tregua i saktë, teksa me kokë kaloi në avantazh vendasit.

Disavantazhi "zgjoi" Partizanin, që u hodh e gjitha në sulm. Megjithatë duhej të vinte minuta e 69-të që të kuqtë të gjenin fundin e rrjetës. Një kundërsulm i shpejtë në qendër u konkretizua në gol nga Asani, me talentin që kaloi me elegancë sferën sipër kokës së gardianit mik.

Përfundimisht 1-1 dhe Partizani thellon distancat me ndjekësit, duke shkuar në +5 nga Skënderbeu i vendit të dytë, ndërkohë që durrsakët mbajnë vendin e katërt me 29 pikë.





EMISIONET