Autoritetet në veri të Teksasit janë në kërkim të një burri i cili tentoi t’i vërë flakën punonjësit të një hoteli.

Burri i kërkoi punonjësit listën e klientëve, por punonjësi nuk pranoi t’ja tregonte. Në momentin kur ai po telefononte policinë, burri i paidentifikuar i hodhi benzinë dhe i vuri flakën.

Punonjësi iu shmang flakës, por sërish pësoi disa dëme të lehta. Nga kamerat e sigurisë i dyshuari shihet me një kapele në kokë u largua me një makinë të bardhë që mendohej se ishte Honda Accord.


/Ora News.tv/