VIDEO/ Nga stoli në hero, Liverpool tenton majat e Botës

VIDEO/ Nga stoli në hero, Liverpool tenton majat e Botës

Mjafton vetëm 6 minuta për të dërguar në finalen e Botërorit të Klubeve, Liverpool.

Roberto Firmino është bërë heroi i kampionëve të Europës, teksa në minutën e parë të shtesës shënoi golin e fitores 2-1 Monterrey.

Braziliani mori vendin e Origi vetëm në minutën e 85-të, por i mjaftuan për të gjetur rrjetën. Pjesa e parë ishte vendosur në rezultatin 1-1, me Liverpool që kaloi në avantazh me anë të Keita dhe Funes vendosi ekuilibrat për meksikanët.

Në finalen e 22 dhjetorit, Liverpool do të ballafaqohet me Flamengo, që nga ana e saj mposhti Al-Hilal me shifrat 3-1.


EMISIONET