Pas Londrës, as dueli i kryeqytetit italian, Romës nuk ka prodhuar një fitues. Roma nuk ka shkuar më shumë se një barazim në "Olimpico", teksa është ndalur nga rivalët e qytetit, Lazio me shifrat 1-1.

Nën një atmosferë të zjarrtë, Lazio dhe Roma e nisën takimin të "trembura" dhe me pak orientim drejt sulmit. Gjithsesi, në daljet e para të verdhekuqve përpara, Roma fitoi një penallti, e ekzekutuar me mjeshtëri nga Kolarov.

Serbi dërgoi Strakoshën në njërin krah dhe sferën në tjetrin, duke zhbllokuar shifrat. Një goditje që zgjoi Lazion, e cila u hodh në sulm për të gjetur golin e ekuilibrit.

Megjithatë, duhej të vinte minuta e 59-të që të realizohej goli me vlerën e një pike. Immobile lëviz bukur në zonë dhe shërben për Luis Alberto që po vinte nga pas. Spanjolli nuk u mendua dy herë, duke gjetur fundin e rrjetës.

Me këtë barazim Lazio mbetet e dyta me 4 pikë pas dy javësh, ndërkohë që Roma nuk njeh rezultat tjetër përpos barazimeve, i dyti në këtë edicion të Seria A.




/Ora News.tv/