Video/ Newcastle "djeg" United dhe i fut në krizë

Video/ Newcastle "djeg" United dhe i fut në krizë

Një gol i Longstaff mjafton për të futur totalisht në krizë Manchester United. "Djajtë e kuq" nuk fitojnë prej 3 takimesh dhe kjo nuk është periudha më e mirë për ta.

Dëmtimet duket se e kanë komplikuar situatën e Solskjaer në krye të United, që tashmë mposhtet edhe nga Newcastle, 1-0. Ishte pikërisht Longstaff në minutën e 72-të që i dha goditjen fituese Newcastle dhe ndoshta atë të knock-out Solskjaer.

Pas 8 javëve të para, United numëron vetëm 9 pikë në vendin e 11-të, teksa "qymyrxhinjtë" ndodhen vetëm një pikë më pak se "djajtë" në pozitën e 16-të.



EMISIONET