Video/ Newcastle befason kryeqytetasit, Wolves bëhet "njësh" me barazimin

Video/ Newcastle befason kryeqytetasit, Wolves bëhet "njësh"

Tottenham me tre fytyra në pak javë kampionat. Londinezët kanë pësuar humbjen e parë në këtë sezon, duke provuar kështu të gjitha shijet e rezultateve.

Newcastle erdhi në "Tottenham Hotspur Stadium" dhe bëri keq, teksa mposhti 1-0 djemtë e drejtuar nga Pochettino. Goli i vetëm i takimit mban firmën e Joelinton, prurjes së merkatos së verës te "qymyrxhinjtë".

Ndërkohë në barazim 1-1 u mbyll takimi mes Wolves dhe Burnley, me Wolves që koleksionon barazimin e tretë radhazi. Barnes shënoi për miqtë, ndërsa penalltia e Jimenez në limitet e kohës së rregullt vulosi rezultatin në barazim.

Pas tre javëve të para, Tottenham numëron 4 pikë në vend të 7-të, aq sa Burnley që ndodhet një pozicion më lart. Në kuotën e 3 pikëve ndodhet edhe Wolves e Newcastle, me këto të fundit që mbajnë pas vetes vetëm Watford me 0 pikë.  




EMISIONET