Pretendimet për gol janë kthyer në një bumerang të vërtetë për lojtarët e Slaven Belupo në Kroaci.

Gjatë humbjes së pësuar dje në transfertë 2-0 përballë Hajduk Split, lojtarët e Belupo ishin shumë pranë golit të barazimit momental 1-1, por sakrifica e portierit vendas i tronditi të gjithë.

Por ky pretendim u kthye në makth për ta, pasi festa nisi. Portieri vrapoi drejt stolit dhe shumë futbollistë mbeten të shtangur për pak sekonda, deri kur sfera përfundoi në rrjetë dhe "i shkriu" të gjithë.

Pas 13 takimeve të para, Hajduk mban kreun me 27 pikë,dy më shumë se Dinamo Zagreb që ka edhe dy sfida për të zhvilluar.

/Ora News.tv/