Video/ Napoli i bën "poker", Roma rrezikon Europën

Video/ Napoli i bën "poker", Roma rrezikon Europën

Vijon momenti "JO" për Romën. Skuadra kryeqytetase është mposhtur me "poker" golash nga Napoli, në takimin e vlefshëm për javën e 29-të të Seria A.

Takimi nisi praktikisht me gol për Napolin, me Arkadiuz Milik që shënoi pas 120 sekondash lojë. Reagimi i vendasve erdhi vetëm në fundin e pjesës së parë, me Perottin që u tregua i saktë nga 11 metra larg. Gjithsesi, me rikthimin në fushë Dries Mertens shënoi për 2-1, ndërkohë që Verdi e Younes kompletuan pokerin. Me këtë fitore Napoli shtynë festën e titullit te Juventusi, e cila është praktikisht kampion i Seria A.

Ndërkohë, Roma rrezikon shumë në garën për një vend në Champions, pasi ndodhet 4 pikë larg Milanit të vendit të parë.  Në takimet tjera, Fiorentina barazoi 1-1 ndaj Torinos, ndërsa Spal mposhti 1-0. Më parë, Atalanta kishte mposhtur 3-1 Parmën.







EMISIONET