VIDEO/ Milan katastrofik! Atalanta "tallet" me skuadrën e Piolit

VIDEO/ Milan katastrofik! Atalanta "tallet" me skuadrën e Piolit

Milani i ka bërë një mbyllje katastrofike vitit 2019. Skuadra historike italiane është mposhtur në Bergamo nga Atalanta me shifrat e thella 5-0.

"Manita" e zikaltërve nisi nga këmbët e kapitenit, Gomez, që kaloi sferën pas shpinës së Donnarumma që në minutën e 10-të. Kjo solli një goditje psikologjike te kuqezinjtë, që nuk u "shëruan" as pas konsultave në dhomat e zhveshjeve.

Me rikthimin në fushë, të besuarit e Gasperinit ishin thjeshtë fenomenal, duke realizuar edhe 4 herë të tjera. Iliçiç me një dopietë dhe Pasalic e Muriel kompletuan fitoren e Atalantës dhe një pasdite të trishtë për Milanin.

Kur është mbyllur thuajse gjysma e sezonit, ekipi i drejtuar nga Stefano Piolo numëron 21 pikë, me 6 fitore, 3 barazime dhe 8 humbje pas 17 javësh kampionat. Statistika të frikshme këtë, ku distanca me kreun, që mbahet nga Inter është plot 21 pikë.

Ndërkohë, Atalanta nuk heq dorë nga gara për kualifikimin në UEFA Champions League. Bergamaskët ndodhen në vendin e 5-të me 31 pikë, 4 më pak se Roma e vendit të katërt.


EMISIONET