Lionel Messi shënon golin e vetëm dhe i jep Bracelonën 3 pikë në takim kundër Granadës në "Camp Nou". 

Trajneri Quique Setien e nis me një fitore të vuajtur aventurën në krye të katalanasve duke lënë shumë pikëpyetje pasi shfaqi probleme në finalizim. Në pjesën e parë ekipet respektive u munduan të bënin mirë por mungoi goli edhe pse miqtë goditë me autor Yan Brice Eteki.

Loja e Barcelonës u bë më dinamike me aktivizimin e talentit Ricky Puig në vend të Rakiticit. Pikërisht nga këmbët e talentit të La Masias kaloi topi në aksionin e golit të vetëm të takimit të shënuar nga Messi, që për nga mënyrë e kombinimit mes futbollistëve “blaugrana” ishte për manual.

Goli i Messit mjaftoi që Barcelona të rimar sërish kreun e La Ligas me pikë të barabarta me Real Madridin por me një golavarazh më të mirë se kryeqytetasit spanjoll.

messi

/Ora News.tv/