Barcelona ka rimarr kreun e La Ligas duke mundur në transfertë Atletico Madridin me rezultatin minimal 0-1. 

Lionel Messi pushtoi “teatrin” e futbollit “Wanda Metropolitana”, në ndeshjen më të rëndësishme të javës në kampionatin spanjoll. Në minutën e 86’ erdhi edhe aksioni që prodhoi golin me vlerë 3-pikëshe për Barcelonën, ku Lionel Messi iu afrua zonës me topin në këmbë, shkëmbeu një pasim të shpejtë me Luis Suarez dhe më pas lëshoi një gjuajtje perfekte me të majtën, duke çuar topin në rrjetë.

Pas kësaj jave, Barcelona dhe Reali i Madridit kryesojnë La Ligën me 31 pikë, ndërsa Atletico Madrid ka mbetur disi mbrapa me vetëm 25 pikë.

/Ora News.tv/