Video/ "Manita" që në start, Manchester City kapitullon West Ham-in

Video/ "Manita" që në start, Manchester City kapitullon West

Përgjigje prej kampioni.

Manchester City i është përgjigjur me të njëjtën monedhë, Liverpool-it, teksa ka kaluar po me "manita" golash, 5-0 West Ham. Kampionët në fuqi të Anglisë nuk kanë hasur probleme ndaj "çekiçëve", duke dominuar gjatë gjithë 90 minutëshit.

Të besuarit e Pep Guardiolës treguar supermacinë që në minutat e fundit, por duhej të vinte minuta e 23-të që Gabriel Jesus të shënonte golin e parë për këtë sezon. Braziliani zhbllokoi shifrat, duke vulosur rezultatin e pjesës së parë në 1-0. Me rikthimin në fushë, Raheem Sterling dyfishoi, përpara se të kompletonte dopietën personale në këtë duel.

Por goleada e Sterling nuk u mbyll këtu, me anglezin që shënoi sërish në minutën e dytë shtesë, ndërsa goli i katërt mban firmën e Sergio Aguero. Argjentinasi u tregua i saktë nga 11 metra larg. Kjo fitore e ngjet Cityn në krye të klasifikimit të Premier League, ndjekur nga Liverpool në kuotë të njëjtë pikësh.


EMISIONET