Video/ Man United për turp, mundët në "Old Trafford" nga klubi modest

Video/ Man United për turp, mundët në  "Old Trafford"

Manchester United “turpërohet” në “Old Trafford” nga Burnley, pasi u mundën me rezultatin 0-2. 

Djajtë e Kuq” pësuan nga një gol në çdo pjesë, pa mundur ta tundnin rrjetën e kundërshtarit, në një sfidë që konsiderohej e lehtë në letër, por që në realitet rezultoi një makth i vërtetë. Në minutën e 39-të, një top i gjatë i hedhur në zonën gjeti kokën e Mee, i cili nxori në pozicion gjuajtje Ëood fare pranë zonës së portierit, me de Gean që nuk mund të bënte asgjë, 0-1.

Në të 56’ erdhi goli i dytë i skuadrës mike, pas një kombinimi fantastik, që u përmbyll me “perlën” e Rodriguez që përfundoi në trekëndësh. Me këtë rezultat United rrezikon ndjeshëm që të mbete jashtë zonës Europiane pasi gara tashmë në Premier League sa vjen dhe ashpërsohet.

EMISIONET