VIDEO/ "Magji" e Kompany, Premier League vendoset me fotofinish

VIDEO/ "Magji" e Kompany, Premier League vendoset me fotofinish

Titulli i Premier League do të vendoset në ndeshjen e fundit. Është ky verdikti final i kampionatit më të "luftuar" në Europë, me një 90 minutësh që ndan suksesin nga ferri.

Kur është luajtur edhe java e 37-të e saj, Manchester City numëron 1 pikë më shumë se Liverpool i vendit të dytë. 95 pikë dhe 94 pikë janë aktualisht, ndërkohë që titulli do të vendoset në testet e fundit të këtij sezoni. Manchester City do të sfidojë Brighton në transfertë, ndërkohë që Liverpool mat forcat me Wolves.

Sa i përket takimit të sotëm, Manchester City mposhti minimalisht 1-0 Leicester City. Një takim i vendosur nga "perla" e mbrojtësit, Vincent Kompany. Belgu nxori nga repertori i tij një goditje brilante nga jashtë zone, duke i shtangur të gjithë. Më shumë se Leicester, goli i mbrojtësit shtangu Liverpool, që deri në ato momente kryesonte me 1 pikë më shumë.


EMISIONET