VIDEO/ Liverpool me "krahë", dridh Cityn në finishin e titullit

VIDEO/ Liverpool me "krahë", dridh Cityn në finishin e

Në garë për titull deri në pikën e fundit të djersës! Është kjo moto e Liverpoolit të këtij sezoni, që e udhëhequr nga një trajner me grintë të madhe si Jurgen Klopp nuk i ndahet këmba-këmbës Manchester Cityt.

Këtë herë, "The Reds" mposhtën në një 90 minutësh të çmendur 3-2 Newcastle për të marrë kreun vetëm një javë përpara fundit. Dy pikët distancë janë shumë për të fituar titullin, por jo kur pas ke një City që ka edhe 1 takime më shumë se ti për të zhvilluar dhe titullin mund ta ngre lart me 1 pikë më shumë se ti.

Sa i përket takimit të zhvilluar në "St. James Park" emocionet ishin prezente deri në sekondën e fundit. Van Dijk zhbllokoi shifrat pas 13 minutash lojë, por reagimi i "qymyrxhinjve" ishte i shpejtë. Atsu barazoi shifrat, ndërkohë që Salah mbylli llogaritë e pjesës së parë në favor të Liverpool. Me të nisur fraksioni i dytë, Rondon barazoi sërish. Kur u duk se gjithçka po shkonte drejt një baraspeshe dhe Liverpool hoqi dorë nga titulli, Origi me kokë ringjalli shpresat e "The Reds" për të prekur titullin pas takimit me Wolves në fundjavën e ardhshme.

Ndërsa Manchester City do të ketë teste të vëshira si ai ndaj Leicester këtë të hënë dhe Brighton të dielën e 12 majit.


EMISIONET