Video/ Librazhd, inaugurohet fusha me bar natyral

Fushat e blerta janë kthyer në një objektiv konkret të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Sot është zhvilluar inaugurimi i fushës së futbollit të klubit Sopoti, një investim i FSHF, me një vlerë rreth 60 mijë euro.

Ky investim pason mbështetjen që Federata Shqiptare e Futbollit mundëson për klubet shqiptare për të siguruar infrastrukturen sportive adekuate. Në këtë mënyre, sigurohet një stadium i rinovuar tërësisht dhe një hapësirë e re e zhvillimit social dhe ekonomik të qytetit të Librazhdit.

Fusha do të jetë në dispozicion të ekipit të Sopotit, ekipeve zinxhir si edhe kombëtareve rajonale për moshat e reja që FSHF organizon, një kontribut për të zhvilluar me tej dhe kultivimin e pasionit për futbollin tek brezat e rinj.





EMISIONET