Video/ Ky djalosh është një talent i vërtetë

Video/ Ky djalosh është një talent i vërtetë

E ardhmja e sportit është në duar të sigurta. Mjafton të shikosh këtë 4 vjeçar dhe gjithçka bëhet më e besueshme.

Edhe pse në një moshë mjaft të vogël, Luca po mahnit me aftësitë e tij me topin e basketbollit. Në një video të publikuar nga nëna e tij, e bërë virale tashmë, shihet djaloshi i cili bën kosh prej një largësie prej 6 metrash.

Një goditje "kirurgjikale", e cila i befasoi të gjithë. Luca mësoi të luante basketboll prej moshës një vjeçari, kur vëllai i tij, Valentino nisi ta afronte me kontaktin me topin.

Të dy djemtë kanë luajtur në ekipe që tre vjeç dhe shpresojnë që shumë shpejt të jenë pjesë e NBA-së, ashtu siç Steph Curry dhe vëllai i tij Seth.



EMISIONET