Fundjavën që lamë pas, në "Olimpico" u zhvilluar një duel mjaft emocionues. Lazio mori një pikë të çmendur përballë Atalantës, sfidë që e barazoi vetëm në pjesën e dytë për ta mbyllur me shifrat 3-3.

Pikë që ka revoltuar jashtë mase presidentin Lotito, por ka gëzuar tej mase trajnerin Simone Inzaghi, që arrinë të kthejë në favor të tij disavantazhin prej tre golash të krijuar në pjesën e parë. Por, një episod që ka bërë xhiron e botës tashmë u regjistrua para se Immobile të shënonte për 3-3.

Një aksion brilant i Bergamaskëve tregoi aftësitë mbrojtëse të kryeqytetasve. Goditja e parë u ndal nga portieri shqiptar, Thomas Strakosha, teksa më pas, sakrificat e Luiz Felipe dy herë e Patric mbajtën të paprekur portën e Lazios.

Veprim që mbajti gjallë shpresat e Lazios  për rezultat pozitiv, i cili erdhi pak minuta më pas. Epo kjo të kujton atë shprehjen: "Kurrë mos hiq dorë".





/Ora News.tv/