VIDEO/ Kastrioti asiston Partizanin, Laçi "stërvitet" me Teutën

VIDEO/ Kastrioti asiston Partizanin, Laçi "stërvitet" me

Kastrioti ka bërë surprizën në "Redi Maloku". Krutanët kanë mposhtur me përmbysje 2-1 Kukësin, duke i dhënë një shuplakë të rëndë pretendimeve të verilindorëve për titullin kampion të Kategorisë Superiore.

Golit të Shkurtaj në pjesën e parë iu përgjigj Roger e Ndreca, duke rikthyer shpresën për të mbijetuar në elitën e futbollit shqiptar te Kastrioti. Tashmë, distanca me zonën e shpëtimit, e cila mbahet nga Tirana është vetëm 3 pikë dhe kur kanë mbetur edhe një fazë për të luajtur gjithçka mund të ndodh.

Ndërkohë, Kukësi ka bërë hapin e tretë radhazi fals, duke qëndruan në -9 pikë nga Partizani kryesues. Të kuqtë kanë të gjitha shanset për të dërguar në 12 pikë distancën me ndjekësit, pasi në 18:45 do të presin në "Selman Stërmasi" Luftëtarin.

Laçi ka regjistruar rezultatin më të thellë në sezonin 2018-2019 në Kategorinë Superiore. Kurbinasit shënuan plot pesë herë në portën e Teutës, duke e fituar takimin e vlefshëm për javën e 27-të me shifrat e thella 5-0. Iniciator i këtij rezultati ishte sulmuesi Edison Xhixha, autor i një dopiete.

Minutat e para në stadiumin "Laçi" ishin mjaft të luftuara, por duhej të vinte minuta e 25-të që të prishej ekuilibri. Një gabim i Hidit dhe Okpotu nuk fali, duke tundur rrjetën. Pak minuta më vonë ishte Xhixha ai që realizoi, ndërsa me këtë rezultat 2-0 u mbyll pjesa e parë. Me rikthimin në fushë ishte radha e Lushkja për të tundur rrjetën.

Një gjë të tillë e bëri edhe Domgjoni në minutën e 67-të. Për të plotësuan Manitën mendoi Xhixha, i cili realizoi për 5-0. Me këtë rezultat, Laçi afrohet me dy pikë nga zona Europiane, e cila mbahet nga Teuta.

Kastrioti-Kukësi






Laçi-Teuta


















EMISIONET