Video/ Kukësi tregon muskujt, mposht me "poker" skuadrën e 19 vjeçarëve

Video/ Kukësi tregon muskujt, mposht me "poker" skuadrën e

Tekniku, Shpëtim Duro ka marrë sinjale pozitive nga Kukësi. Verilindorët kanë mposhtur me "poker" golash, 4-0 ekipin U-19 Football Republic.

Ajo që bie në sy është fakti se autorë të golave janë tre lojtarë të ardhur gjatë kësaj merkato vere te Kukësi. Heroi i takimit ishte Tourad Camara, i cili realizoi një dopietë personale në këtë takim, ndërsa golat e tjerë mbajnë firmën e Markovanbasten Çema dhe mbrojtësi Obanor.

Ky takim pritet t'i ketë shërbyer mjaftueshëm Duros, i cili tashmë e ka hedhur vëmendjen te takimi i fundjavës së ardhshme kundër Bylisit, në kuadër të javës së katërt të Kategorisë Superiore. Pas tre takimeve të para, Kukësi mban vendin e dytë me 7 pikë.


EMISIONET