Ka filluar testimi i një vaksine për të mbrojtur kundër koronavirusit në njerëz në SHBA.

Katër pacientë janë izolua në Institutin e Kërkimit Shëndetësor Kaiser Permanente Ëashington në Seattle, njoftoi agjensia e lajmeve Associated Press.

Rreth 45 vullnetarë të rinj dhe të shëndetshëm do të marrin doza të ndryshme të vaksinës të bashkë-zhvilluara nga NIH dhe Moderna.

“Të gjithë ndihemi kaq të pafuqishëm. Kjo është një mundësi e mahnitshme për mua për të bërë diçka, ", tha pjesëmarrësja i parë i studimit, Jennifer Haller, 43 vjeç, nga Seattle për agjencinë përpara se ajo të vaksinohej.

Zyrtarët e shëndetit publik thanë se do të duhet nga një vit deri në 18 muaj për të ditur nëse vaksina do të funksionojë. Kjo gjë ka për qëllim të kontrollojë vaksinat që nuk tregojnë efekte anësore.

Donald Trump është duke bërë presion për prodhimin e shpejtë mbi një vaksinë, duke thënë se ditët e fundit puna "po ecën shumë shpejt" dhe ai shpreson të shohë një vaksinë "relativisht shpejt".

Koronavirusi ka infektuar më shumë se 168,000 njerëz në të gjithë botën dhe ka vrarë të paktën 6.610, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO).


/Ora News.tv/