Pavarësisht se stinës së verës tashmë po i vjen fundi dhe lëkura ka marrë ngjyrën e saj nisin të shfaqen dhe problemet e para sidomos në lëkurën e fytyrës Pas periudhës së plazhit lëkura e fytyrës pëson një dehidratim, duke humbur shkëlqimin duke u bërë më e ashpër. Në një intervistë me estetisten e një prej qendrave estetike në Tiranë, Blerina Kaca na tregon se kujdesin që duhet të tregojmë me trajtimin e lëkurës së fytyrës në kushte shtëpie pasi mund të sjellë efekte negative. Gjithashtu ajo rekomandon kujdes dhe në përdorimin e kremrave pasi ato duhen kombinuar me moshën dhe më llojin e lëkurës dhe këshillon gjithashtu se kremrat duhen blerë në farmaci, konsiderohen më të sigurta pasi janë kontrolluar edhe nga specialistët. Por jo të gjithë mund të kenë mundësinë e blerjes së kremrave, Blerina rekomandon maskat në kushte shtëpie me fruta dhe perime pak të ziera pasi në këtë mënyrë ato ruajnë vlerat e tyre për një fytyrë sa më hidratuese.

/Ora News.tv/