Video/ Kanarinat "vrasin" Manchester Cityn, Liverpool gati për arratinë

Video/ Kanarinat "vrasin" Manchester Cityn, Liverpool gati për

Manchester City ka humbur shumë nga shkëlqimi i sezonit të shkuar.

Qytetarët janë mposhtur në javën e 5-të të Premier League, teksa janë dorëzuar 3-2 përballë Norwich City.

Kanarinat të sapo ngjiturit në elitën e futbollit anglez kanë qënë thjeshtë të pakalueshëm në "Carroë Road". Vetëm 18 minuta iu nevojiten për të shënuar golin e parë, me McLean që tundi rrjetën e Ederson. Të njëjtën gjë bëri edhe Cantwell 10 minuta më pas, ndërkohë që Aguero në limitet e kohës së rregullt ktheu shpresat te City.

Gjithsesi, ishte Pukki ai që vendosi sërish distancën në dy gola. Për të bëra akoma dhe më të "ëmbël" humbjen mendoi Rodri, i cili dy minuta para fundit shënoi për 3-2, por nuk mjaftoi për t'i ndryshuar rrjedhën takimit.

Pas kësaj fitoreje, Norwich ngjitet në kuotën e 6 pikëve në vendin e 12-të . Ndërkohë, pas pesë javësh, Manchester City thellon në -5 distancën me kreun, që mbahet nga Liverpool.


EMISIONET