Lëvizja me flamurin e Serbisë në territorin e Kosovës i ka kushtuar lirinë një shtetase serbe.

Siç shihet edhe në këto pamje, gruaja po qarkullonte në rrugët e Mitrovicës, qytetit më verior në Kosovë me flamurin serb, por është ndalur nga policia vendase.

Gjithçka ndodhi në Urën e Mitrovicës, me gruan që u shoqërua menjëherë në polici. Ky gjest është cilësuar si provokativ nga policia kosovare dhe për të mos tensionuar akoma dhe më shumë situatën në qytetin kufitar ka ndaluar gruan, duke i vendosur prangat. 

Kujtojmë që Mitrovica është "mollë sherri" mes Serbisë dhe Kosovës, por që prej Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 kontrollohet nga institucionet kosovare.




/Ora News.tv/