Ish-futbollisti i Tiranës dhe Skënderbeut, Afrim Taku është bërë protagonist në fitoren 6-1 që skuadra e tij, Tampa Bay Rowdies mori në shtëpi kundër Bethlehem Steel FC.

Në takimin e vlefshëm për fazën play-off për ngjitjen në elitën e futbollit amerikan, 30 vjeçari shqiptar shënoi për të vulosur rezultatin përfundimtar në 6-1.

I shërbyer nga e majta, Taku u gjend i vetëm në qendër dhe me të majtën tundi rrjetën që në ndeshjen debutuese. Kujtojmë që Taku u transferua te Tampa vetëm një javë më parë nga Charlotte Independence, ku u aktivizua për pjesën e parë të sezonit.



/Ora News.tv/