Video/ Inter "fluturon" me Lukakun, kap kreun

Video/ Inter "fluturon" me Lukakun, kap kreun

Interi i Antonio Contes vijon të korr sukses në Seria A italiane.

Skuadra zikaltër ka regjistruar fitoren e dytë nën drejtimin e italianit, teksa mposhti në transfertë 2-1 Cagliarin. Një fitore e ardhur me shumë mund, ku një penallti e shndërruar në gol nga Romelu Lukaku i dha 3 pikët e radhës. Në Sardenja, takimi u zhbllokua vetëm pas 20 minutash, me Martinez që u tregua i saktë me kokë në zemër të zonës, duke tundur rrjetën.

Megjithatë reagimi i vendasve erdhi në fillim të pjesës së dytë, ku Joao Pedro i fitoi kohën mbrojtësve, duke vulosur baraspeshës. Gjithsesi, një lëvizje e bukur e Sensi në zonë detyroi vendasit të shkaktojnë penallti, ekzekutimin e së cilës e mori përsipër Lukaku. Belgu u tregua i saktë, duke shënuar golin e dytë personal me fanellën e Interit dhe atë të fitores për zikaltërit.

Me këtë fitore, Inter mban vendin e parë me 6 pikë, aq sa Juventus dhe Torino. Në takimet tjera, Atalanta  u mposht nga Torino 2-3, Genoa fitoi 2-1 ndaj Fiorentinës, Verona mposhti në transfertë Lecce, 0-1, ndërsa Sassuolo fitoi bindësh kundër Sampdorias 4-1. Me 3 pikët u largua dhe Parma që i dha leksione Udineses, të cilën e mposhti 3-1.



EMISIONET