Kostas Manolas prezantohet me këngë te ekipi i ri.

Ashtu siç është bërë zakon tashmë, një futbollist duhet të tregojë aftësitë e tij dhe në të kënduar te skuadra e re dhe greku nuk mbeti pas.

Teksa ndodheshin në dhomat e zhveshjeve, Manolas u ngjit në një podium të improvizuar për të kënduar këndën e Lucio Dalla, Caruso. Një ritual mjaft interesant, që sjell hare në skuadër.

Gjithsesi, te Napoli është pak e vështirë për tu prezantuar me këngë, pasi tekstet janë me dialekt napoletan. Manolas firmos me Napolin nga Roma, ku kaloi një 5 vjeçar mjaft fantastik.



/Ora News.tv/