Pas Ermir Lenjanit dhe Armando Sadikut është radha e Bekim Balaj për të gjetur fundin e rrjetës. Sulmuesi shkodran, realizoi golin e tretë në fitoren 3-1 që skuadra e tij, Akhmat Grozny mori ndaj Orenburg.

Kur po kronometrohej minuta e 56-të, Balaj u tregua dinak përpara portës kundërshtare. Bomberi kuqezi shfrytëzoi në maksimum një top të hedhur në zonë nga Ravanelli dhe gjysëm rreshkitje e dërgoi sferën në rrjetë.

Pak minuta më pas Balaj i la vendin Mbengue, ndërsa Odise Roshi u aktivizua vetëm në minutën e 87-të të takimit. Ai mori vendin e njeriut asist, Ravanelli, i cili më parë kishte shërbyer edhe për Ivanov.



/Ora News.tv/