Video/ Gjashtë vite në "terr", familja e Schumacher publikon pamjet e rralla

Video/ Gjashtë vite në "terr", familja e Schumacher publikon

Informacionet rreth shëndetit të tij mungojnë, por në internet po qarkullon një video e legjendës së Formula 1, Michael Schumacher. Bëhet fjalë për trailerin e një dokumentari, i cili pritet të dalë në kinematë Europiane më 5 dhjetor.

Schumacher konsiderohet si një nga pilotët më të mirë të botës së Formula 1. Ai garoi që nga viti 1991 deri në vitin 2006. Më pas u rikthye në vitin 2010 duke garuar deri në 2012. Gjatë kësaj periudhe, gjermani fitoi edhe 7 tituj kampion, duke u bërë kështu edhe ikonë e garave automobilistike. Schumacher ka drejtuar makina si Mercedez-Benz dhe Ferrari.

Për fat të keq, vetëm një vit pasi u largua nga sporti, ai pësoi një aksident të rrezikshëm, ku prej thuajse 6 vitesh ndodhet në gjendje kome. Schumacher nuk është parë në publik dhe thuhet se nuk do të shihet në këtë film, por do të ketë intervista të familjarëve të tij, duke përfshirë edhe gruan e tij, Corinna.

Gjithashtu, në dokumentar do të paraqitet pamjet arkivore që nuk janë parë kurrë më parë. Gjendja e tanishme shëndetësore nuk do të trajtohet. Në gati gjashtë vjet që nga aksidenti, shërimi i Schumacher është trajtuar në heshtje. As familja, as miqtë nuk kanë bërë komente publike lidhur me gjendjen e tij.

Traileri do të shfaqet në Kanë në eventin "Marché du Film" që fillon më 14 maj dhe zgjat deri në 23 maj. Schumacher festoi këtë vit ditëlindjen e tij të 50-të, teksa pas transmetimit të filmit në shtetet amerikane, ai pritet të vij në Europë në fillim të vitit 2020.

EMISIONET