VIDEO/ Gafa e vitit vjen nga Turqia

VIDEO/ Gafa e vitit vjen nga Turqia

E pabesueshme ajo që ndodh në kampionatin turk të futbollit. Teksa po luhej takimi mbyllës i javës së 8-të të Superligës në këtë vend, mes Konyaspor dhe Yeni Malatyaspor ka ndodhur ajo që më pak pritej.

Vetëm pak sekonda pas fërshëllimës së gjyqtarit kryesor për të startuar ndeshja, një top i hedhur në sulm nga ana e miqve u prit me dorë jashtë zonës së rreptësisë nga portieri kundërshtarë, Serkan Kirintili. Pavarësisht eksperiencës, 34 vjeçari bëri një dalje të gabuar, e cila mund të cilësohet edhe si gafa e vitit. 

Trajektorja e sferës e detyroi portierit që të bënte një veprim të tillë dhe për kryesorin nuk kishte dyshime, karton i kuq i menjëhershëm. Vendimi i gjyqtarit u kritikua nga shokët e skuadrës së Kirintili, pasi ishte vetëm minuta e parë dhe penalizimi ishte drastik.


EMISIONET