Raundi i 1/32-ave në UEFA Europa League është një mision thuajse i pamundur për Lazion. Ekipi kryeqytetas u mposht në limitet e kohës së rregullt, 2-1 nga Celtic dhe vetëm një mrekulli i kualifikon më tej.

Shkak për këtë disfatë është bërë paraqitja e dobët e italianëve dhe konkretisht mesfushorit me origjinë shqiptare, Valon Berisha. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës u aktivizua nga stoli, por i mjaftuan pak minuta për bërë një gabim foshnjarak.

Teksa po përpiqej të ndërtonte një aksion sulmues, 27 vjeçari tentoi të shpërndajë lojën nga e djathta, por ia pasoi kundërshtarit.

Mundësi e cila u shfrytëzua në maksimum nga Celtic, me skocezët që mposhtën edhe Strakoshën për të marrë një fitore që i dërgon në raundin tjetër kualifikues të Europa League.



/Ora News.tv/