Sporti është një nga disiplinat që përveçse talentit duhet të zotërosh edhe anën e sakrificës.

E tillë ka qënë historia me atleten japoneze Rei Iida që pavarësisht se pësoi një frakturë në këmbë në një maratonë nuk u dorëzua për asnjë çast. Përkundrazi ajo arriti deri në vijën e finishin nga ku më pas i dha stafetën shoqes së ekipit.

Në momentin që e pa në atë gjendje, shoqja e saj është parë duke fshirë lotët. Iida më pas ndihmohet nga një zyrtar para se të ulet përsëri në pistë. Organizatorët e ngjarjes kanë vendosur ta lënë të qetë sportisten edhe pse ajo thuhet se kishte pyetur sa metra kanë mbetur deri në vijën e finishit.

Ajo u dërgua në spital pas garës dhe fraktura pritet ta lë jashtë fushave për rreth katër muaj, por kjo nuk e ndali që veprimi të bëhej viral. 19-vjeçarja është parë të zvarritet në 700 metrat e fundit, në një garë të gjatë prej 3.5 kilometrash. 

/Ora News.tv/